Ka qenë një fund i hidhur ai për një 37-vjeçare britanike e cila kishte shkuar me pushime së bashku me familjen e saj në Korfuz, Greqi. Mishi i pulës që ka konsumuar i ka marrë jetën. Natalie Rawnsley, nëna e dy fëmijëve ishte me pushime me bashkëshortin si dhe dy djemtë e vegjël, por konsumimi i një sasie shumë të vogël mishi pule e ka helmuar duke i shkaktuar vdekjen.

Rawnsley ka ndërruar jetë 36 orë, pasi ka konsumuar ushqimin në hotelin ku ajo ishte duke qëndruar së bashku me familjen e saj. Ajo është ndjerë keq pak orë, pasi ka ngrënë mishin e pulës dhe është dërguar në spital.

Bashkëshorti i saj, Stewart Rawnsley, ka thanë se ajo po nxirrte gjak nga goja, shkruajnë mediat britanike.

Ata ishin në javën e tyre të dytë të pushimeve, por fatkeqësisht ato u ndërprenë nga tragjedia ku i mori jetën Natalie-s.

/tvklan.al