Rikthehen pacientët me intubim në spital

Prej afro një jave Tirana vijon të mbetet vatra kryesore e virusit Covid-19. Nga 23 persona pozitive, 19 janë kontakte të pacientëve dhe infermieres së QSUT, ndërsa 4 rastet e tjera janë vatra të reja infeksioni, duke përfshirë Durrësin dhe Librazhdin.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive. 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd”.

Me te infektuarve janë edhe 2 personel shëndetësor.

“Janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste”.

Pas afro 3 javësh rikthehen rastet e intubuar në spitalin e vetëm Covid, atë infektiv 3 persona janë shtruar në spital.

“Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë”.

Numri totali të prekurve me Covid-19 ka arritur në 1122, por vetëm 232 persona janë ende të infektuar aktivë.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

9% e personelit shëndetësor ka rezultuar pozitiv në testimin serologjik.

Tv Klan