Tomini: Janë të moshës 1-13 vjeç, mes tyre 4 fëmijë janë të vaksinuar, shfaqen simptoma të lehta

Shkon në 17 numri i rasteve me Fruth. Sipas drejtueses së Institutit të Shëndetiti Publik Eugena Tomini, po vijojn hetimi epidemiologjik, dhe se të gjitha rastet e infektuara kanë lidhje familjare, dhe janë të përqëndruara në Durrës dhe Tiranë dhe një rast në Krujë.

“Janë konfirmuar edhe 2 raste të tjera dhe ndërkohë jemi në 13 raste të konfirmuara, ndërkohë në total janë 17, por 4 raste kanë lidhje epidemiologjike të forta sepse deri tani nga ekzaminimi i parë laboratorik figurojnë negative.”

Mes fëmijëve të infektuar me fruth sipas Tominit 4 janë të vaksinuar.

“Dy të vaksinuar me të dyja dozat, dy rastet e thera vetëm me një dozë. Duhet theksuar se aplikimi i një doze të vetme të vaksinës ndaj fruthit sigurisht që të mbron deri në nivelin 93%, por me aplikimin edhe të dozës së dytë në moshën 5 vjeç sigurisht që ky imunitet të shkon në nivelin 97% . Aplikimi i vaksinës, mbrojtja me të dyja dozat nuk do të thotë që ne nuk prekemi, por klinikisht shfaqim një klinikë më të lehtë sesa rastet që nuk janë vaksinuar me asnjë dozë ndaj fruthit.”

Bluzat e bardha u bëjnë thirrje prindërve që të mos i privojnë fëmijët e tyre nga vaksinat.

“Fruthi si çdo sëmundje infektive tjetër shkakton dhe vdekje. Ka komplikacione të rënda siç është prekja e trurit me enë cefalite, mund të jenë diaretë, shfaqet bronkopneumonia e cila nuk dominohet nëse neglizhojmë shenjat. Është shumë e rëndësishme të zbatojmë aplikimin e vaksinës në dozë të parë dhe të dytë sipas rekomandimeve, kohës që rekomandojnë strukturat shëndetësore.”  

Por a rrezikon Shqipëria një epidemi, duke qenë se mbulesa vaksinale e fruthit është ulur?

“Jemi në kuadrin e 86-87% me dozë të parë të mbulesës vaksinale dhe 93-94% me dozë të dytë. Deri në këto momente ne nuk rrezikojmë, por sigurisht situata po monitorohet për përvijimin e vaksinimit të kontakteve të cilat janë të pavaksinuara, për përvijimin e sensibilizimit.”

Vaksina e fruthit është një vaksinë e cila bëhet me dy doza, e para bëhet në moshën 1 vjeç dhe e dyta kur fëmija është 5 vjeç.

Klan News