Ka shkruar në 17 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka pohuar Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë një deklarate për mediat.

“Deri më sot në Kosovë në Laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHP janë analizuar 271 mostra të dyshimta me koronavirus Covid-19 dhe 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive”.

Vitia ka bërë me dije se rasti i fundit i konfirmuar sot është familjar i pacientit nga Dumnica, i cili ishte pacienti i parë në kwtw vend.

Ministri i Shëndetësia tha se gjendja e të prekurve nga COVID-19 është e qëndrueshme, përveç një 77 vjeçari i cili paraqitet më rëndë. /tvklan.al