Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për dy raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 19.

Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”, thuhet në njoftimin e Institutit./REL