13 në terapi intensive, 4 ndodhen të intubuar

Vijon te rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi që kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Këtë të dielë, numri i të shtruarve në dy spitalet covid ka arritur në 193, shifër rekord kjo që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë.

Sipas burimeve zyrtare, 13 pacientë po marrin terapi intensive në reanimacion ndërsa 4 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet atë Infektiv në Qendren Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Tv Klan