Autori arrestohet pak minuta pas krimit

Ishte ora 12:20 minuta kur Martin Skëndaj hapi zjarr në poliklinikën e Patosit. Si pasojë e plumbave humbën jetën dy persona. Viktimat janë Elis Kapaj, 22 vjeç, banues në Kashisht dhe Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në Kuqa.

Kapaj gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa Rrapaj mbeti fillimisht i plagosur. Ai ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Në një informacion paraprak për mediat, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe sekuestrimin e armës së krimit.

Momentalisht, shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje mbeten të panjohura. Autoritetet policore thonë se po punojnë për zbardhjen e saj./tvklan.al