Manastirliu: Testimi i mjekëve dhe infermierëve prioritet absolut

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar edhe 3 staf mjekësor të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues të kryer në laboratorin e ISHP.

Në total deri tani janë shëruar 21 personel shëndetësor.

“Edhe 3 personel shëndetësor janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP. Shkon në 21 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID-19. Deri tani janë kryer 524 testime për mjekët dhe infermierët. Testimi i personelit shëndetësor prioritet absolut!“, shkruan Ministrja./tvklan.al