Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe katër raste të prekura me koronavirusin e ri.

“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare. Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, thuhet në njoftim.

Duke përfshirë të dhënat e reja, në Kosovë deri më tani dihet për 28 persona të infektuar me Covid-19./REL