Korçë/ Ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve për trafik ndërkombëtar droge, një operacion i zhvilluar të shtunën në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Kështu, një ditë pasi policia arrestoi 2 polakët, Mikolaj Drynda 47 vjeç dhe Jozef Drynda 23 vjeç, babë e bir, këtë të diel ka vënë në pranga edhe një të tretë.

Bëhet fjalë për 25 vjeçaren Sara H.

Arrestimi i saj u bë pasi, në makinën e saj Volkswagen, që drejtohej nga Jozef Drynda, i cili udhëtonte së bashku me babain e tij u gjetën 69 pako me kanabis, me peshë 24 kilogramë e 400 gr./tvklan.al