Numri i personave të konfirmuar me fruth ka arritur në 30 vetëm në 3 javët e para të Janarit, ndërkohë që të dielën fruthi ka shënuar edhe viktimën e parë, një foshnje 4 muajshe ka ndërruar jetë në shërbimin e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare.

Mjekët bëjnë apel për vaksinim. Ata thonë se më të riskuar janë fëmijët e pavaksinuar dhe në veçanti kujdes duhet të bëhet me bebet  që nuk kanë mbushur moshën e vaksinimin dhe që janë të lindur nga prindër që i përkasin viteve 80-90  fashë kjo që mendohet se vaksina nuk ka qenë efektive.

Aida Konomi mjeke, qendra shëndetësore Nr 10:

Prindërit e pa vaksinuar nuk garantojnë mbrojtje për fëmijën, ndaj nëna duhet të vaksinohet, kështu e mbron fëmijën në mënyrë direkte e me qumësht gjiri ose indirekt duke qenë vetë e mbrojtur.

Sa i takon fëmijëve të infektuar deri më tani dyshimet janë se sëmundja është marrë në urgjenca.

“Edhe në lagje kemi fëmije me fruth dhe dyshimet janë se janë infektuar pas një apo dy vizitave tek Urgjencat, ne ju rekomandojmë prindërve për probleme të zakonshme të drejtohen në shërbimet 24 orëshe në 4 qendra dhe këtu tek ne”.

Fruthi u rikthye në vendin tonë një vit më parë ku regjistroi mbi 1 mijë të prekur të moshave të ndryshme, po ashtu  si pasojë e prekjes nga fruthi në vitin 2018 u regjistruan dhe 3 vdekje.

Tv Klan