Të sëmurët kronikë njoftohen nga mjeku i familjes

“Procesi i vaksinimi masiv të popullatës ndaj Covid-19 po vijon në të gjithë vendin. Këtu në sheshin Skënderbej që është dhe pika më e madhe. Aktualisht po vaksinohen personat mbi 65 veç të cilët nuk kanë nevojë të presin mjekun e familjes, por paraqiten vetëm me anë të një dokumenti indentifikimi. Sa i takon personave 60 vjeç e sipër, ata duhet të presin njoftimin e mjekut të familjes pasi prioritet kanë të sëmurët kronikë.”

Për personat në dialize dhe ata që i janë nënshtruar transplanteve aktualisht po përdoret vaksina Pfizer, ndërsa kategoritë e tjera po përdorin Sinovac.

Imunizimi i popullatës kundër Covid-19 në Shqipëri ka nisur në Janar të këtij viti. Deri më tani numërohen rreth 300 mijë injektime kryesisht në bluza të bardha, mësues, efektivë policie, punonjës të medias, si dhe të moshuar mbi 60 vjeç.

Tv Klan