Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Hasi, rritje të të infektuarve

Arrin në 22 numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19  në vendin tonë. Mesditën e së hënës një 90 vjeçar i shtruar prej 5 ditësh në spitalin Infektiv, i infektuar me Covid-19, humbi jetën si pasojë e tromboebolisë pulmonare. 

Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Hasi po shënojnë rritje  të madhe të të prekurve nga Covid-19. Pas Tiranës, Shkodra ka numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus.

Në total numri i të prekurve ka arritur në 377.

“73 persona po marrin ndihmë mjekësore në dy spitalet Covid-19 në Tiranë. 11 janë në gjendje të rëndë në terapi intensive”.

Rritje ka shënuar edhe numri i të shëruarve.

“40 mjekë rezultojnë të prekur nga koronavirus, dhe 21 prej tyre janë shëruar”.

Personat që tashmë kanë rezultuar negativ në dy testet për Covid-19 duhet të qëndrojnë në karantinë edhe për 14 ditë të tjera në banesë.

Tv Klan