Mbi 300 të infektuar, shtohen testimet
Serbia ka konfimuar viktimën e katërt nga Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke saktësuar se bëhet fjalë për një grua të moshës 60-vjeçare që vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh. Mediat thonë se bëhet fjalë për një mjeke nga qyteti i Nishit që mund të jetë infektuar prej pacientëve. Autoritetet thonë se testimi do të zgjerohet.
“Tani të gjithë pacientët që na vijnë do t’i trajtojmë si Covid-19. Sëmundjet që kanë të bëjnë me infeksione të rënda në organet e frymëmarrjes, pasi gripi po kalon, të gjithë do t’i trajtojmë fillimisht si të dyshuar me Covid-19”.
Serbët kanë marrë masa që gjithçka të jetë nën kujdesin maksimal dhe të dezinfektohet. Numri i të infektuarve tashmë është i lartë pasi ka kaluar sipër 300 dhe thuhet se në klinikën e qytetit jugor ku ka humbur jetën pacientja janë të infektuar të paktën 9 punonjës të spitalit. Kurse disa dhjetëra të tjerë janë në vetëizolim për shkak të frikës së mund të jenë infektuar me virusin gjatë punës.
Tv Klan