Të paktën 41 persona mbetën të vrarë në avionin rus që u detyrua të bënte ulje emergjente dhe shpërtheu në flake në Aeroportin e Sheremetyevo, në Moskë.

Në mesin e viktimave janë dy fëmijë dhe një stjuardesë. Dëshmitarët thanë se ishte një ‘mrekulli’ që kishte të mbijetuar. Në avion ndodheshin 73 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

“37 janë të mbijetuarit, 33 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit”, tha zyrtarja e komitetit investigativ rus, Yelena Markovskaya. Ndërkohë, 5 persona po marrin mjekim në spital. Kompania kombëtare ajrore ruse “Aeroflot”, tha se avioni u detyrua që të rikthehej në aeroport për arsye teknike, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Interfax”, duke cituar burime shkruan se motorët e avionit morën flakë në pistë pas uljes dhe jo në ajër siç u raportua fillimisht. Pak pas ngjarjes mediat ruse shkruajtën se avioni i pasagjerëve kishte marrë flakë pasi ishte goditur nga rrufeja, por autoritet thonë se zjarri ra në momentin që u ul në pistë./tvklan.al