Brenda një muaji numri i të prekurve nga fruthi ka arritur në 45 raste. Ekspertët e Institutit të Shëndeti Publik, pohojnë se nuk ka asnjë rast me komplikacione, ndërsa shumica e të prekurve janë fëmijë nën moshën 1 vjeç.

Eugena Tomini, specialiste e ISHP:

“Shumica janë fëmijë 85% nën moshën 1 vjeç. Kemi edhe 5 të rritur të datëlindjeve ’80-’90 që nuk ka funksionuar zinxhiri ftohës”.

Rikthimi i fruthit në vendin tonë, ka çuar në poliklinika edhe ato nëna që nuk ua kishin bërë fëmijëve vaksinën nga frika e autizmit.

Një tjetër kontigjent, i fëmijëve të pavaksinuar janë atë të cilët kanë alergji nga veza. Loris është njeë prej tyre. Ai është 4 vjeç dhe vaksinën e moshës 1 e ka injektuar tani, në Spitalin Pediatrik nën kujdesin e mjekëve.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, deklarojnë se bazuar në udhëzimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksina nuk ka kundër ndikim tek fëmijët që janë alergjik nga veza. Gjithsesi në raste të veçanta ajo mund të aplikohet në qendra spitalore për të qenë nën kujdesin e mjekëve. 

Tv Klan