Një aksident tragjik hekurudhor i mori jetën 48 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë këtë të Premte në Tajvan. Një tren me 500 pasagjerë doli nga shinat në rrethana ende të paqarta, pasi hyri në një tunel hekurudhor në rajonin lindor Hualien.

Ekipet e emergjencave thanë se mes viktimave është edhe makinisti, ndërsa operacionet për gjetjen e të mbijetuarve për nxjerrjen e trupave të viktimave apo për kërkimin e të mbijetuarve janë të vështira pasi mbetjet e trenit kanë bllokuar një pjesë të madhe të tunelit hekurudhor.

Treni ishte pjesë e një linje me shpejtësi maksimale 130 kilometra në orë. Nuk përjashtohet mundësia që makinisti të ketë humbur kontrollin. Hekurudhat tajvaneze konsiderohen të sigurta, ndërsa ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor prej atij të 1991 kur humbën jetën të paktën 30 persona.

Tv Klan