Bilanci i tërmetit shkatërrimtar që tronditi Turqinë dhe Greqinë të premten vijon të rëndohet. Mediat vendase raportojnë sot se numri i viktimave ka shkuar në 49 dhe po ashtu është rritur dhe bilanci i të plagosurve duke shkuar në 900.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën nën rrënoja dhe mësohet se bilanci i viktimave mund të rritet nga ora në orë.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nga Izmiri, qyteti që u godit me shumë nga tërmeti tha se janë më shumë se 5 mijë persona që po vijojnë punën në terren për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

Nga ana tjetër Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se pasi të hiqen mbetjet, do të fillojnë puna për ndërtimin e shtëpive të reja. Lajm i mirë është se nga rrënojat janë shpëtuar më shumë se 100 persona./tvklan.al