Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike shërbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për Florjan Përbibajn, 20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se Përbibaj është bashkëautor me 4 persona të tjerë të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Shkëmbimi”, në Mars të këtij viti në Rrëshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al