Shkon në 51 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi



Shkon në 51 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi

09:55 02/04/2020

Ka shkuar në 51 numri i viktimave në Greqi që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Pacienti i fundit që ndërroi jetë nga sëmundja është një 51-vjeçar, vdekja e të cilit u konfirmua mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas mediave greke, 51-vjeçari ishte baba i 4 fëmijëve. Ai ishte i shtruar në spitalin e Selanikut prej dy javësh. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua gjatë ditëve të fundit dhe nuk mundi t’i mbijetonte komplikacioneve që i shkaktoi virusi COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë greke të Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 81 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 1415 numrin e personave të infektuar. Autoritetet shëndetësore greke thanë se nga 51 të vdekurit, 39 janë burra dhe 12 gra. 94% e viktimave vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Teorikisht askush nuk është i paprekshëm. E rëndësishme është që të mos sëmuremi të gjithë njëkohësisht”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë. Deri të mërkurën, në Greqi janë kryer 17.350 testime. /tvklan.al







Të ngjashme