Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit  të koduar “TIBUS”. Policia sqaron se sot është vënë në pranga 30-vjeçari Andi Veshaj.

Arrestimi i tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Romës, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. 

Prangosja e tij u bë pas një operacioni nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana. Tashmë për të do të vijojnë procedurat për ekstradimin drejt vendit fqinj.