Shkon në 6 numri i të arrestuarve të “Unaza e Re”

Posta

Shkon në 6 numri i të arrestuarve të “Unaza e Re”

09:41 12/10/2019

Numri i personave të arrestuar për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re, ka shkruar në 6. Autoritetet policore në kryeqytet njoftuar mëngjesin e kësaj të shtune arrestimin e 3 personave të tjerë, pas atyre të prangosur 2 ditë më parë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: E. F., 27 vjeç;  R. D., 54 vjeç dhe  T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re)”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Po sipas kësaj të fundit, të arrestuarit kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko”.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

“Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit”, theksohet në njoftimin për mediat. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT