9 raste të reja në 24 orë, shumica në Tiranë

Pas më shumë se tre javë ndërprerje, shënohet një tjetër viktimë nga Covid në vendin tonë, duke e çuar numrin në 32.

“Ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë”.

Mes 998 të prekurve, 9 raste janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit. Shumica prej tyre në Tiranë.

“5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër”.

Në vend janë 177 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

“Të shëruar janë 6 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar”.

15 pacientë po marrin ndihmë mjekësorë ne spitalin e vetëm Covid, atë infektiv ku 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Tv Klan