Shkon në Greqi për të punuar, gjendet i vdekur shqiptari

Shkon në Greqi për të punuar, gjendet i vdekur shqiptari

12:07 30/10/2019

Një emigrant shqiptar në Greqi është gjetur i vdekur në një zonë me ullishte. Sipas mediave greke, shqiptari kishte shkuar në qytetin e Lamia për të kërkuar punë në ullishte.

Por ai u gjet i pajetë poshtë një peme mesditën e së martës. Në vendngjarje shkoi me urgjencë një ambulancë e cila e transportoi në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, shqiptari kishte ndërruar jetë. Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta. Autoritetet greke kanë urdhëruar kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur. Mediat greke shkruajnë se ai sapo kishte mbërritur në zonën e Lamias për të kërkuar punë dhe nuk kishte asnjë person të njohur. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi