Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një personi nga Britania e Madhe. Mark Shrayber u shqetësua kur vuri re që këmbët kishin filluar të dukeshin me ngjyrë blu. Ai fillimisht mendoi të kërkonte në internet për të gjetur shkaqet e asaj që po i ndodhte.

I tronditur nga ajo çfarë po lexonte në website të ndryshme, ai vendosi të drejtohej drejt urgjencës. Por kur shkon aty, Mark mbetet i habitur dhe i turpëruar nga përgjigja e mjekëve.

Ka qenë vetë ai që përmes një postimi në Twitter bëri të ditur edhe shkakun e këmbëve të tij “blu”.

Unë shkova në spital sepse këmbët e mia u bënë blu dhe nga kërkimet në internet mendova se mund të kem trombozë të thellë të venave. Por jo! Unë nuk kam larë xhinset e reja para se ti vishja dhe kur mjeku ma tha doja të ‘zhdukesha’ menjëherë”.

Postimi i tij ka marrë klikime dhe komente të shumta. Disa prej tyre janë solidarizuar me ndodhinë e tij, madje kanë treguar edhe eksperienca të ngjashme, ku vetëdiagnostikimi i tyre ka rezultuar i pasaktë./tvklan.al