Shkon në tualet, 10 min më vonë modelja pëson tronditjen e jetës

Shkon në tualet, 10 min më vonë modelja pëson tronditjen e jetës

20:59 12/11/2019

Një modele nga Melbourne solli në jetë një vajzë të shëndetshme në dyshemenë e një tualeti dhe ajo nuk ia kishte idenë se për 9 muaj kishte pasur në bark një bebe.

Erin Langmaid u bë papritur nënë 2 javë më parë, kur solli në jetë Islan, pavarësisht se nuk kishte pasur shenja shtatzënie. 23-vjeçarja kishte punuar gjatë gjithë kohës, ndërsa vijonte të merrte injeksione kontraceptive deri para lindjes.

Ajo nuk kishte pasur shenja shtatzënie, as bark dhe u ndje keq vetëm ditën që lindi Isla.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, Langmaid shkoi në tualet dhe 10 minuta më vonë po mbante në krahë Islën, e cila peshonte 3.6 kilogramë.

Ishte shoku më i madh i jetës time”, tha 23-vjeçarja për mediat lokale. Partneri i saj Dan Carty pësoi të njëjtin tronditje.

“Dëgjova një ulërimë dhe shkova me shpejtësi. Hapa derën i shqetësuar, kur pashë të voglën”, tregoi Carty.

Pas lindjes, Isla nuk po merrte frymë dhe ishte nxirë. Ndaj prindërit e rinj e dërguan atë me urgjencë në spital, duke i shpëtuar jetën.

Isla lindi 37 javëshe. Langmaid kishte atë që quhet shtatzëni kriptike, në të cilën nëna e zbulon që është shtatzënë kur ka ardhur koha për të lindur.

1 në 500 femra nuk e dinë që janë shtatzënë deri në javën e 20-të. 1 në 2 500 raste, femrat nuk e dinë që janë shtatzënë derisa u vijnë dhimbjet e lindjes./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi