Historia e një gruaje amerikane që u martua në Nigeri

Një grua amerikane u josh në “Facebook” nga burrë në Nigeri, duke i premtuar asaj se do të martoheshin bashkë. Por lumturia e 46-vjeçares duket se zgjati fare pak. Nga një bashkëshorte, ajo shpejt u kthye në një peng të burrit nigerian, pasi ai i mori kontrollin e kartave të kretdit.

Për një periudhë prej 16 muajsh, gruas amerikane iu mbajtën rreth 48 mijë dollarë, shprehet policia. Sipas tyre, burri 34-vjeçar e përdori gjithashtu gruan, për të mashtruar bashkëpunëtorët e saj, personalitete dhe kompani të huaja.

Autoritetet policore në Nigeri theksojnë se, gruaja 46-vjeçare ka udhëtuar nga SH.B.A drejt Nigerisë në Shkurt të vitit 2019, dhe në muajin Maj të atij viti ajo u martua me 34-vjeçarin.

Denoncimi ka ardhur nga një qytetar, i cili i tha policisë se gruaja ishte mbajtur për 16 muaj kundër vullnetit të saj në një dhomë hoteli. Policia arrestoi 34-vjeçarin dhe mbi të tani rëndon akuza e mashtrimit në internet dhe ajo e pengmarrjes së personit.

Rrjetet sociale janë bërë një mënyrë e rrezikshme mashtrimi. Policia nigeriane bëri të ditur se fenomeni i mashtrimit është në rritje, pasi vetëm një muaj më parë arritën të shpëtonin një grua Filipine që erdhi në Nigeri për të gjetur shpirtin binjak, pasi njohu një burrë në Facebook. Ajo u mbajt peng për 6 muaj.

Klan Plus