Një burrë nga Belfast, Irlanda e Veriut, ka mbetur i plagosur nga një peshkaqen mbrëmjen e së shtunës.

Sipas medias irlandeze RTÉ, burri pësoi një lëndim serioz në parakrah ndërsa po peshkonte në thellësinë e detit.

Ekuipazhi i anijes së peshkimit i dha atij ndihmën e parë para se të transferohej në një varkë shpëtimi, ku iu dha trajtim i mëtejshëm.

Varka e peshkimit Deora Dé, në të cilën ndodhej i sulmuari, lundronte drejt Crosshaven nga rreth tetë milje në det të hapur.

Anija e shpëtimit erdhi në Crosshaven ai u transportua në Spitalin Universitar të Cork. Sipas BBC, grabitqari mendohet të ketë qenë një peshkaqen blu.

Edhe pse ato janë llojet më të zakonshme të peshkaqenit në ujërat irlandeze, ata rrallë kafshojnë njerëzit.

Zakonisht ata ushqehen me peshq të vegjël dhe me kallamar, dhe mund të jetojnë rreth 20 vjet./tvklan.al