Shkon për të zmadhuar gjoksin, përfundon me një

Posta

Shkon për të zmadhuar gjoksin, përfundon me një

21:18 11/10/2019

Rasti i kësaj vajze të re është një paralajmërim për t’u menduar dy herë nëse planifikoni për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale. Kjo pasi 27-vjeçarja Ekaterina V dëshironte të zmadhonte gjoksin, por përfundoi me gji të vetëm.

E reja nga Volgogradi i Rusisë pagoi 2,140 paund në një klinikë për të pasur format që dëshironte. Por kirurgu i preu aksidentalisht implantin kur po e vendoste brenda saj, e për pasojë ai rrodhi dhe bëri që trupi të mos e pranonte.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, 27-vjeçarja kishte dhimbje gjatë gjithë kohës dhe për të hequr lëngjet nga trupi i saj u desh ndërhyrja me tub.

Vendi ku u bë ndërhyrja u infektua gjithashtu, duke i lënë një shenjë në gjoks, përpara se implanti të hiqej me operacion, një vit më vonë.

Ekaterina tha se nuk ia kishte idenë e rrezikut që po merrte përsipër kur hyri në sallën e operacionit në klinikë, 3 vjet më parë. Ajo tregoi se që prej asaj kohe ka shpenzuar shuma të konsiderueshme parash në përpjekje për të zgjidhur problemin. Pasi e duroi dhimbjen për 1 vit, Ekaterina shkoi në një tjetër klinikë. Në atë kohë, dhimbja ishte bërë e padurueshme.

Vetëm atëherë u zbulua që ndërhyrja kishte shkuar keq dhe gjithë problemet shëndetësore i kishte pasur nga rrjedhja e implantit. Ajo e hoqi atë dhe sot thotë se ka mbetur vetëm me një gji, për shkak të operacioneve të shumta dhe injeksioneve me hormone./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT