Një grua e quajtur Mirela ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të kërkuar rrënjët e familjes së saj biologjike. Ajo është e birësuar nga një familje shkodrane dhe këtë gjë e ka mësuar kur ishte në gjimnaz. Pasi u martua ajo nisi kërkimet për nënën e saj biologjike, të cilën e gjeti në Korçë, por nëna refuzoi ta takonte.

Ardit Gjebrea: Ti gjete nënën.

Mirela: Çova një herë burrin në Korçë, e gjeta dhe adresën. I shkrova një letër dhe i çova dy fotografi një që kam qenë e vogël, kohën kur më kanë adoptuar familja dhe një kur isha martuar. Shkoi burri, nuk u prezantua se kush është, i tha jam shoku i djalit tënd, kam ardhur të takoj djalin tënd.

Ardit Gjebrea: Kush është djali i Ismetes?

Mirela: Është djali që jeton me të që quhet Fatjon. Ajo e fut me edukatë në shtëpi ,me qejf, me xhentilesë, i ofron për të pirë. Kur i dha letrën, ajo i tha motrës që quhet Zhani, lexoje ti se unë nuk shoh nga sytë. Kur po e lexonte letrën ajo u revoltua.

Ardit Gjebrea: Çfarë i ke shkruar ti në atë letër?

Mirela: I kam shkruar jetën time, unë jam ajo që ke lënë ti, inshallah të kujtohet dhe tezja u revoltua, por nuk e di arsyen pse. Ajo ka qenë 30 vite larg nga Korça dhe ndoshta nuk e kanë ditur. Fola me Zhanin më pas e ma tha kështu nga paraqitja dukesh, por ajo ka ndenjur 30 vite larg nesh. Unë që jam më e vogla, nuk i di punët. Unë e falënderoj sepse erdhi më takoi në hotel, kurse Ismetja nuk erdhi të më takojë, i çova fjalë për ta ruajtur, mos ta ekspozoja, por ajo nuk pranoi. Mora rrugën e thashë po shkojmë tek shtëpia.

Ardit Gjebrea: E takove?

Mirela: Po, u nisëm për tek shtëpia, ishin nja 3 veta 500 metra larg nesh, në atë moment i them burrit e mban mend fytyrën kur e takove sepse ndoshta na kalon dhe nuk e njohim edhe tha po po e mbaj mend. Ishin duke ardhur në drejtimin tonë, ndoshta intuita ime, më tërhoqi një gjest çelësat që i kishte në dorë, ndonjëherë edhe unë e bëj atë gjest kur kam çelësat në dorë. U afruam dhe më thotë ajo është. Ajo ndenji në prezencë të së fejuarës së djalit dhe krushkës. Unë duhet të flisja shpejt e shpejt se po më ikën e nuk e takoj dot më. I thashë përderisa unë kam ardhur këtu, kam mbledhur shumë gjëra, shumë kërkime dhe kam ardhur vetëm të të shoh. Nuk thoshte që nuk jam, por më thoshte ku e di ti se jam unë dhe më kallëzo dokumentin. Unë e kisha në dorë atë dokument, por sikurse më tha ai personi që e ka Ismete Bylykbashi dhe nuk e ka në dokument ashtu e nuk ia dhashë se thashë mos ma gris. I thashë unë nuk jam në gjyq që të më kërkosh llogari dhe dokument. Atë dokument e di vetëm ti se si mund të jetë. Nuk e kam parë më që atëherë, madje kam qenë dhe shtatzënë kur isha në Korçë. /tvklan.al