Doktorët arritën më në fund të identifikonin dhe të hiqnin nga truri i një burri një krimb që kishte qëndruar aty me vite të tëra. Këto lloj parazitësh nuk janë të rrallë, por që të arrijnë në tru është shumë e pazakontë.

Në Austin të Teksasit, një burrë i identifikuar me emrin Gerardo u infektua me këtë lloj infeksioni që shkaktohet nga ngrënia e mishit të derrit të pagatuar mirë.

Për muaj të tërë, Gerardo kishte dhimbje të forta koke. Ndonjëherë ishin aq të këqija saqë i shkaktonin të vjella. Vitin e kaluar, ai humbi ndjenjat ndërkohë që luante futboll.

“Kisha dhimbje shumë të fortë. Më bënte të djersija nga dhimbjet”, ka treguar ai.

Kur u vizitua tek neurologu Jordan Amdio, ai bëri zbulimin e frikshëm. Nga skaneri i trurit u zbulua paraziti që ishte rreth 4 centimetra i gjatë. Sipas mjekut, ky lloj paraziti infekton shpesh derrat duke lënë larva në ta.

Nëse nuk gatuhet si duhet, njerëzit mund të hanë këto larva. Nëse nuk i nxjerrin jashtë, larvat vazhdojnë ciklin e jetës. Ato mund të lëshojnë vezë tek trupi i një njeriu. Larvat zhvillohen në formën e kisteve dhe lëvizin në trupin e njeriut. Në raste të rralla udhëtojnë deri në tru.

“Kjo mund të qëndrojë e pazbuluar për vite të tëra”, tha doktori Amadio.

Pavarësisht që krimbi kishte një dekadë që qëndronte në tru, doktorët mundën t’ia hiqnin Gerardos, i cili tashmë po i kthehet jetës normale. /tvklan.al