Shkopi dhe syzet e përdorura nga Daniel Radcliffe në të dy filmat e “Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes” do të dalin muajin tjetër në ankand.

Fansat do të kenë mundësinë të kenë një kujtim të prekshëm të librit dhe filmit të famshëm. Ankandi do të mbahet muajin tjetër nga Prop Store Ultimate Collectibles në Los Anxhelos, nga 29 Korriku deri më 1 Korrik.

Pjesë e ankandit do të jenë edhe 1.300 artikuj të tjerë skenikë dhe kostume origjinalë, si kapelja e famshme e Harrison Ford në filmin “Indiana Jones” dhe një maskë e heroit Loki të “The Mask” e firmosur nga Jim Carrey.

Çdo objekt do të ketë edhe certifikatën e autenticitetit./tvklan.al