Katër vite më parë, bashkëkryetarët e koalicionit qeverisës Edi Rama dhe Ilir Meta vendosën që qeveria të kishte 19 ministri, 14 prej të cilave drejtoheshin nga PS dhe 5 nga LSI.

Tashmë me një mandat të fortë që i jep i vetëm drejtimin e qeverisë pa nevojën e koalicioneve, Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkrijë 8 ministri të mëparshme, të shtoj 2 të reja  duke reduktuar numrin e tyre nga 19 në 13 ministri.

Disa prej ministrive kanë ruajtur emërtimet e mëparshme, si ajo e Jashtme, e Mbrojtjes, e Kulturës etj, shumë të tjera kanë ndryshuar emërtime teksa janë krijuar edhe dy ministri të reja, Ministria e Shtetit për Shqiptarët Jashtë Kufijve dhe Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve.

Më poshtë mund të gjeni edhe një krahasim të ministrive “Rama 1” dhe “Rama 2”:

 “Rama 1”

Kryeministër

Zv/kryeministër

MINISTRITË:

-Ministritë që mbeten ose rikonfigurohen

  1. Ministria e Mbrojtjes
  2. Ministria e Punëve të Brendshme
  3. Ministria e Punëve të Jashtme
  4. Ministria e Financave
  5. Ministria e Arsimit dhe Sportit
  6. Ministria e Drejtësisë
  7. Ministria e Kulturës
  8. Ministria e Shëndetësisë
  9. Ministria e Energjisë dhe Industrisë
  10. Ministria e Mjedisit
  11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
– Ministritë që u ‘shkrinë”

  1. Ministria e Integrimit Europian 
  2. Ministria e Ekonomisë
  3. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
  4. Ministria e Zhvillimit Urban
  5. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
  6. Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike
  7. Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin 
  8. Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore

 

“Rama 2”

Kryeministër

Zv/Kryeministër

MINISTRITË:

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Brendshme

Ministria e Jashtme

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (e rikonfiguruar)

Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës (e rikonfiguruar)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 

Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (e rikonfiguruar)

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (e rikonfiguruar)

Ministria e Kulturës

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (e rikonfiguruar)

Ministria e Shtetit për Shqiptarët Jashtë Kufijve (e re)

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve  (e re)

/tvklan.al