Në një reportazh nga Franziska Tschinderle të publikuar në gazetën zvicerane “Republik” thuhet se 56-vjeçari Edi Rama nuk është një ideolog, por një socialdemokrat. “Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve”, thotë Rama në zyrën e tij me bllokun e skicave në prehër.

Gazetarja zviceriane shkruan se në vend të një programi social, Rama u premtoi njerëzve diçka ndryshe: aeroporte, ura dhe porte. Rama i ka shpalosur gazetës evropiane projektin për portin  e ri në Durrës në bregdetin e Adriatikut, ku një sipërmarrës nga Dubai do të investojë 2.5 miliard euro. “Ky port do të tërheqë shumë njerëz që shpenzojnë shumë para”, premton Rama.

Asnjë politikan në Ballkan sipas gazetës nuk ka gjeneruar një shtrirje të tillë në rrjetet sociale, pasi Edi Rama ka rreth 361.000 ndjekës në Tëitter dhe 1.3 milion në Facebook. Ne shkrim përshkohet Rruga e Arbërit si pjesë e një projekti infrastrukturor prej 250 milion eurosh me ura nga më të lartat në Ballkan.

Ne shkrim thuhet edhe se Lideri i PD Lulzim Basha akuzon Ramën për mashtrim në zgjedhje, korrupsion dhe afërsi me krimin e organizuar. Për këto akuza të opozitës, Rama thotë se janë vetëm një fantazi. 

Rama, një europian i deklaruar shpreson se hapja e bisedimeve të pranimit me BE-ne do të vijë një ditë.

Por sipas tij aktualisht BE është kthyer në një federatë të egoizmit kombëtar, po ecën nëpër një “shkretëtirë”. Është një marrëdhënie zhgënjyese. Të dyja palët pohojnë se e duan njëri-tjetrin, por një martesë është ende në pritje.

Klan News