Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar sot në Sarandë. Policia bën me dije se automjeti mori flakë si pasojë e një shkëndije elektrike në vendin ku ishte parkuar, ku është djegur edhe një “Opel”.

Raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 13:50, në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. Z, ku si pasojë e flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, i parkuar, tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E. S, ,ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”-thotë policia në njoftimin zyrtar./tvklan.al