Zjarri nga shkëndija elektrike

Banorët e këtij pallati në zonën e Freskut në kryeqytet u alarmuan mëngjesin e së dielës nga zjarri i shkaktuar në një prej automjeteve në parkingun nën-tokësor. Nga flakët, tymi u përhap në të gjithë apartamentet, ndërsa është dashur evakuimi i të gjithë banorëve.

Dalja e banorëve nga pallati ka qenë e vështirë për shkak të tymit, ndërsa forcat zjarrfikëse ndihmuan me mjete për të shpëtuar qytetarët.  Si pasojë e zjarrit në një prej makinave janë shkaktuar dëme materiale edhe në automjetet e tjera.

Banorët shprehen se janë ndjerë të rrezikuar, pasi ishin në gjumë. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, policia dhe zjarrfikësit kanë ngritur një grup hetimor. Ekspertët kanë dalë në një konkluzion paraprak se zjarri është shkaktuar nga dëmtimi i paketës elektrike të një prej automjeteve.

Klan News