Një automjet me targa të Kosovës që udhëtonte drejt Tiranës u përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në tunelin e Thirrës në Kalimash. Për 30 minuta u bllokua qarkullimi i automjeteve në tunel, duke krijuar radhë të gjata.

Drejtuesi i mjetit, si edhe personat që udhëtonin me të nuk pësuan lëndime. Për të vënë flakët nën kontroll, u desh ndërhyrje e një zjarrfikësje. Edhe në të kaluarën në tunelin e Thierrës në Kalimash kanë ndodhur aksidente të tilla, duke krijuar panik te udhëtarët.

/abcnews.al