Një automjet u përfshi nga flakët këtë të hënë në Krasë të Krujës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 dhe sipas policisë shkak dyshohet se u bë një defekt teknik.

Siç mund të shihet edhe në këto pamje të mbërritura në rubrikën Kallëzo, në tvklan.al, pjesa e përparme e makinës Land Rover është shkrumbuar thuajse tërësisht.

Makina mësohet se ishte në pronësi të një kompanie që jep automjete me qira. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të dëmtuar.

Me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit në vendin e ngjarjes shkuan autoritetet policore./tvklan.al