Flakët u lokalizuan nga zjarrfikëset

Një kabinë peshuesish është përfshirë nga flakët në Gjirin e Lalzit në Durrës. Kabina është shkrumbuar e gjitha por nuk pati dëme në njerëz.  Sipas policisë zjarri nuk ka prekur objekte të tjera dhe zjarrfikës kanë lokalizuar flakët.

Por pushuesit janë pushtuar nga paniku dhe kanë vrapuar në drejtim të bregut të detit.  Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe ekspertët po mbledhin provave për ta zbardhur atë.

Tv Klan