Stakohet linja për arsye sigurie, disa zona mbeten pa energji elektrike

Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në Çorovodë. Në një njoftim për mediat, OSHEE thotë se zjarri nga rënë në afërsi të nënstacionit Çorovoda 1. Kjo ka bërë që autoritetet të stakojnë linjën për arsye sigurisë. Për pasojë disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.

“Në afërsi të N/St Çorovoda 1 ka rënë zjarr te një magazinë dhe si rezultat, për siguri, është stakuar linja 35kV Bogovë-Çorovoda 1. Zonat pa energji: Çorovoda, Çepan, Gjerbres, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar”, thuhet në njoftimin OSHEE.

Momentalisht shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të panjohura./tvklan.al