Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e Kishës së Laçit. Automjeti është shkrumbuar tërësisht. Zjarrfikësja nuk mundi të shuante flakët.

Shkaqet dhe rrethanat janë të paqarta. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. /tvklan.al