Nuk dihen shkaqet, dyshohet ngjarje e qëllimshme

Makina e një efektivi të policisë është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.

Automjeti tip Volkswagen në pronësi të Edvin Gjylit ka qenë e parkuar në lagjen “28 Nëntori” të qytetit. Automjeti është djegur pjesërisht nga zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet, por dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe lidhet me detyrën e tij.

Efektivi Gjyli është pezulluar nga detyra për shkak të akuzave se nxorri sekretin hetimor të zbulimit të arsenalit të armëve që u gjet në Papër të Elbasanit.

Tv Klan