Një zjarr i madh përfshiu një mobilieri mbrëmjen e së mërkurës në Nikël të Krujës. Zjarri ra rreth orës 23:30 dhe shkak sipas policisë dyshohet se u bë një shkëndijë elektrike.

Mobilieria, e cila mësohet se ka pësuar mjaft dëme materiale ishte në pronësi të një gruaja me iniciale F. K.

Me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit, është ngritur një grup hetimor, që vijon punën./tvklan.al