Dyshohet i qëllimshëm, identifikohen dy autorët

Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar pasditen e të martës në qytetin e Laçit. Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët teksa rrezikohen banesa dhe biznese. Për shuarjen e flakëve është nisur një helikopter dhe zjarrfikësit e të gjitha bashkive përreth Laçit.

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht nga dy persona të cilët janë identifikuar.

Policia po punon për arrestimin e autorëve të dyshuar. Situatën po e ndjek nga afër ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryebashkiakja e Laçit, Majlinda Cara.

Klan News