Zjarrvënie e qëllimshme, arrestohet autori

Studiot e “Kioto Animations”, ndër shtëpitë kinematografike më të famshme në Japoni u shkrumbuan nga një zjarr masiv paraditen e të kësaj të enjteje. Flakët i morën jetën 33 punonjësve. Të paktën 36 u plagosën, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Policia arrestoi një 41-vjeçar, autorin e kësaj ngjarjeje tragjike. Ishte ai që spërkati fillimisht me lëndë djegëse ambientet e ndërtesës tre-katëshe, teksa bërtiste “vdisni” dhe më pas i vuri flakët. 41-vjeçari u dërgua po ashtu në spital me plagë nga djegia.

Hetuesit ende nuk kanë marrë dëshminë e tij, për të zbuluar motivet e këtij akti. Lidhja e tij me kompaninë është e paqartë, ndërsa nuk rezulton në listën e punonjësve. “Kioto Animations” shquhet për dhjetëra filma cilësorë të xhiruar prej 1981-shit, ku spikasin serialet e animuar.

Tv Klan