Kur pushimet në Majorca nuk shkojnë gjithmonë sipas pritshmërive.

Danielle MacIntyre, nënë e dy vajzave nga Glasgow kishte prenotuar 7 ditë pushime në Majorca po iu desh të kthehej në shtëpinë e saj menjëherë për tu kujdesur në spital për vajzat e saj.

Nevah, 3 vjeçe dhe Milla 5- muajshe u diagnostikua me një infeksion të lëkurës të cilin e morën në hotelin që ishin së bashku me nënën e tyre.

Në ditën e pestë të pushimeve vogëlushja 3-vjeçare filloi të kishte temperature dhe skuqeje të trupit. Kur vajza e madhe u dërgua në spital mjeku tha se ajo ishte dehidratuar, ndërsa nëna e hodhi poshtë këtë pretendim, pasi vogëlushja e saj kishte marrë lëngje mjaftueshëm.

Por në ditën kur familja duhej të fluturonte në shtëpi, gjendja e Nevah u përkeqësua dhe i gjithë trupi i saj u mbush me njolla të kuqe.

Sapo mbërritën në shtëpi edhe foshnja 5 muajshe kishte të njëjtat simptoma si motra e saj.

Të dyja vajzat rezultuan se kishin marrë infeksion në hotelin ku kishin qëndruar. Danielle MacIntyre zbuloi se në muajin Maj në hotelin ku ato kishin qëndruar kishte qenë e njëjta situatë ku shumë fëmijë poshtë moshës 10 vjeç ishin sëmurur.

/tvklan.al