6 turistë gjermanë kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet i ka marrë përpara.

Turitët, të gjithë të moshës 20 vjeçare, kishin shkuar në Itali për të bërë ski dhe për të pushuar, kur u përplasën tragjikisht nga një Audi ndërsa prisnin autobusin e tyre për t’u kthyer në hotel.

Mediat italiane informojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Luttach, afër kufirit austriak në Tirolin e Jugut, Itali, rreth orës 1:15 të mëngjesit.

Shoferi i automjetit është një 28-vjeçar vendas, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes dhe po ashtu ka mbetur i plagosur.

Luttach është një fshat malor dhe një destinacion mjaft i pëlqyer për turistët, ku u jepet mundësia të bëjnë ski në muajt e dimrit dhe t shijojnë natyrën. /tvklan.al