Tre adoleshentë kanë vdekur, pasi u shtypën teksa tentonin të hynin në një hotel për të festuar Ditën e Shën Patrikut në Irlandën e Veriut, mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:30.

Party u mbajt në hotelin Greenvale në Cookstown, kur një numër i madh njerëzish nxituan drejt derës së përparme. Dy djem të moshës 16 dhe 17 vjeç, si dhe një vajzë 17 vjeçare, u konfirmuan të vdekur.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Mark Hamilton, duke folur për mediat, tha se,

“hetimet tona paraprake tregojnë se ka pasur një turmë të madhe të rinjsh që janë shtyrë drejt derës së përparme të këtij hoteli dhe tre të rinjtë kanë rënë dhe janë shtypur. Askush nuk i ka ndihmuar ata të çohen, por janë shkelur me këmbë nga turma”.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje pjesmarrësve të mos postojnë foto dhe video nga kjo ngjarje e rëndë.

“Ju lutem mos postoni fotografi ose video në internet. Një tjetër vajzë, 16 vjeç është në spital në një gjendje të qëndrueshme ndërsa dy të tjerë janë me lëndime të vogla”

.

“Është shumë e trishtueshme kjo që ka ndodhur sesi një festë të kthehet në një tragjedi”,

është shprehur Hamilton. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e ambulancës. Njëri prej të rinjve kishte ndërrur jetë, ndërsa dy të tjerët vdiqën rrugës për në spital.

/tvklan.al