Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se ngjarjet politike dhe dhuna e pranishme në protestat e opozitës janë si pasojë e papëgjegjshmërisë së mazhorancës.

“Në një sistem kush e prodhon dhunën? Vjen nga papërgjegjshmëria e pozitës. Kur pushteti është në një dorë të vetme, fillon kontrolli pra krijohet një krizë totale e demokracisë. Debati është ky në një shtet normal kur disa individë komandojnë dhe ngushtohet hapësira, unë them që po”.

Shkullaku cilësoi se nëse në një vend ku mungojnë liritë themelore, duhet protestuar.

“Shoqëritë tona kanë vuajtur nga kultura e nënshtrimit. Për të pasur më shumë liri, demokraci, për të mos na thënë kazan, për të mos e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, a ja vlen ta prishim rendin publik? Unë them po. Ikën 30 vjet është i njëjti pushtet që po na mban. Në një pushtet kur të kufizohen liritë themelore, si duhet të reagosh? Duhet të ulësh kokën? A ja vlen të protestosh? Po ja vlen, të bllokosh, parlamentin”.

/tvklan.al