Bashkia e gjobitur 3 herë premton një zgjidhje afatgjatë

Tre kryetarë bashkie njëri pas tjetrit në Rrogozhinë janë gjobitur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për derdhjen e plehrave në lumin Shkumbin. Gjoba e fundit është 1 milionë lekë të reja dhe problemi nuk është zgjidhur ende.

“Prej 10-vjetësh në këtë zonë territoriale të Bashkisë Rrogozhinë, e cila shtrihet përgjatë lumit Shkumbin derdhen tonelata mbetjesh urbane. Plehrat kanë ndotur ujërat e lumit, rrjedha e të cilit më pas i shkarkon ato në det”.

Për të penguar automjetet që futen në këtë zonë ku shkarkojnë mbetjet, Bashkia e Rrogozhinës ka hapur pas gjobës së fundit këtë kanal në mes të rrugës rrugë. Nënkryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Xhevit Halili premton se është duke u menduar për një zgjidhje afatgjatë.

“Ditët e fundit, nisur nga shqetësimi, këshilli bashkiak ka marrë një vendim që nuk do të derdhet asnjë mbetje në këtë vend. Kemi bërë një kanal që mjetet mos të kalojnë më, kemi vënë roje sidomos për natën, nga ana tjetër edhe firmës i kemi komunikuar që duke filluar nga kjo javë mos të derdhen më mbeturinat në këtë fushë të improvizuar. Bashkia Rrogozhinë nuk ka zonë të miratuar që të jetë konform ligjit të mjedisit,tani jemi duke diskutuar për një zgjidhje afatgjatë”.

E paqartë është se ku do t’i depozitoje mbetjet, firma që ka fituar tenderin e pastrimit.

“Rrogozhina prej më shumë se një dekade nuk ka të miratuar me vendim këshilli asnjë zonë për depozitimin e mbetjeve të saj. Plehrat që derdhen përgjatë shtratit te lumit Shkumbin vijnë edhe nga zonat përreth saj duke shtuar nivelin e ndotjes edhe me mbetje të rrezikshme kimike. Të gjitha këto që shihni në pamje përfundojnë në detin Adriatik”. 

Tv Klan